Me aksionin “Eingeladen” (Të ftuar), Kantoni Aargau ju përshëndet përzemërsisht si personat, që sapo kanë ardhur tek ne. Që nga data 1 prill 2024 deri më datën 31 dhjetor 2025 keni mundësinë të zbuloni falas muzetë, kështjellat dhe godinat e panaireve në rajonin tuaj të ri të banimit.
Me një dërgesë postare keni marrë një fletëpalosje me dy bono. Të dyja bonot mund të shfrytëzoni për vetveten dhe mund të vizitoni dy institucione kulturore, ose mund të vizitoni një institucion kulturor së bashku me një person tjetër.
Në fletëpalosjen gjeni një zgjedhje institucionesh kulturore, që gjinden drejtpërsëdrejti pranë vendbanimit tuaj të ri.
Aplikacioni "Musivus" ju shoqëron gjatë vizitës suaj në muzeun, kështjellën apo godinën për panaire, që keni zgjedhur, dhe ju jep informacione të mëtejshme domethënëse. "Musivus" ofron një vështrim të gjerë rreth institucioneve të ndryshme kulturore në rajonin tuaj dhe ju informon në lidhje me ngjarje aktuale. Shkarkimi nën:
Ju urojmë shumë kënaqësi në udhëtimin tuaj për zbulimin e kulturës!